Konsumatorë!
Në këtë faqe online Ju mund të ankoheni direkt!
Në këtë faqe online www.ankohu.al Ju mund të ankoheni për padrejtësitë që Ju mendoni se Ju janë bërë në treg.
Për çdo orientim në plotësimin e këtij formulari Ju mund të telefononi nga ora 10.00 - 14.00 në: 0808 999
ANKESË
Drejtuar: Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK
Qëllimi: Autorizoj ZMK të ndjekë Ankesën që unë paraqes
Nëse keni ankesa për disa probleme duhet të plotësoni ankesë të veçantë për çdo problem (kjo do të thotë që nëse keni ankesë psh për faturat e ujit dhe të energjisë apo nëse keni problem me faturat e energjisë për faturën dhe për dëmin që Ju është bërë në pajisjet elektroshtëpiake si pasojë e mbingarkesës së tensionit atëhere Ju duhet të përgatisni dy ankesa. Por nëse Ju keni problem me faturat e energjisë pasi nuk u vijnë në banesë dhe keni problem me kamatvonesat, atëhere Ju mund ti përmblidhni të dy këto problem në të njëjtën ankesë). Fushat e shënuara me yll (e domosdoshme) referohen për informata thelbësore që i duhen institucioneve shtetwrore apo avokuese për t'ju përgjigjur ankesës Suaj në mënyrë efektive dhe në zbatim të ligjit. Ju lutemi, plotësojini me kujdes ato. Nëse ju nuk dini një pjesë specifike të informacionit që Ju kërkohet në këtë Ankesë, lejeni bosh vendin ku Ju kërkohet ky informacion.
Ka shumë rëndësi të tregoni nëse keni informacion adresën e Tregtuesin e Mallit apo Shërbimit pasi vetëm kështu ne mund të ifentifikojmë qartë se ku gjendet pala për të cilin keni ankesë.
Një informacionin të saktë mbi adresën mund ta gjeni në të dhënat e faturës apo garancisë së mallit apo të shërbimit që keni marrë, në materiale të tjera promocionale që shoqërojnë mallin apo shërbimit apo në raste të caktuara mund ta gjeni edhe në etiketën e produktit.
Nëse nuk jeni në gjëndje të keni adresën e saktë atëhere jepni një adresë të përafërt. Ka rëndësi që të na orientoni disi.
Në rast se problemi Ju ka ndodhur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me një Tregtues apo Prodhues Mallrash apo Shërbimesh të kontraktuar në Shqipëri atëhere këto të dhëna na shërbejnë për verifikimin e nevojshëm. Por nëse Shërbimi apo Malli që keni blerë i përket një marëdhënie të vendosur jashtë Shqipërisë ne mund t’Ju rekomandojmë që ankesën tia paraqisni një organizate për mbrojtjen e konsumatorëve në këtë vend. Nëse nuk jeni në gjëndje të keni adresën e saktë atëhere jepni një adresë të përafërt.
Ka shumë rëndësi të shpjegoni se ku ka ndodhur problemi për të cilin ankoheni. Vendi mund të jetë dyqani ku keni blerë mallin, mund të jetë vendi ku ju është ofruar shërbimi, mund të jetë vetë shtëpia Juaj nëse keni marrë shërbimin (psh energjia elektrike, uji, telefoni, intenreti, apo tjetër shërbim), por mund të jetë dhe diku tjetër që Ju e keni konstatuar. Në rast se është jashtë Shqipërisë, jepni adresën e saktë të vendit ku ka ndodhur problemi
Shënoni vetëm atë që mbani mend. Në rast se nuk mbani mend dt. shënoni vetëm muajin. Nëse nuk mbani mend as muajin shënoni vetëm vitin
Në bazë të 10 të drejtave dhe detyrimeve që keni Ju dhe Subjekti Tregtar, përcaktoni atë ose ato kërkesa që përputhen me interesin dhe rivendikimin e të drejtave Tuaja.
Plotësoni një ose më shumë propozime si më poshtë duke mos hezituar të klikoni në cdo paragraf që konsideroni se plotëson pretendimet dhe kërkesat Tuaja.
1. Detyrimi për ndëshkim apo ndalim të një praktike të parregullt tregtare
2. E drejta për kompensim dhe dëmshpërblim
3. E drejta për rivlerësim të detyrimeve reciproke
4. E drejta për dinjitet moral dhe privaci
5. E drejta e gëzimit të mallit apo shërbimit
6. E drejta për informim
7. E drejta për Garanci apo zbatim të garancisë
8. Të drejtat kontraktuale
9. Të drejtat për kushte të drejta pagese
10. E drejta për këshillim
11. Jepni një opsion tjetër:
Deklaratë personale!
(Përcaktoni me saktësi se për cfarë e autorizoni ZMK)
Gjithashtu une vërtetoj se sa kam thënë më sipas është shkruar nga unë apo një person i autorizuar nga unë dhe vërtetoj se çdo gjë që kam thënë e kam bërë me vullnetin tim të plotë pa asnjë detyrim nga askush.
Faleminderit që plotësuat Formularin e Ankesës. Ne do t'Ju mbajmë në dijeni se cfarë është bërë me shqyrtimin e ankesës Suaj duke përdorur e-maili, ose Telefonin Fiks që Ju na keni dhënë në këtë formular. Ne mund t'Ju njoftojmë edhe me SMS në raste të caktuara.
Me respekt Stafi i ZMK
Informohuni dhe këshillohuni!
Nëse kërkoni të informoheni apo të këshilloheni mbi të drejtat Tuaja dhe rastet që Ju mendoni se Ju janë shkelur të drejtat Tuaja ju mund të klikoni tek www.konsumatori.al: PORTALI I KONSUMATORËVE SHQIPTARË
Kontaktoni Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK!
Nëse kërkoni të siguroni mbështetjen nga një shoqatë konsumatorësh Ju mund të kontaktoni pranë ZMK në:
Adresën: Rr. Reshit Collaku, ZMK, - Vila Blu perballe AKEP, TR, AL, Tirana, Albania
Web: www.konsumatori.al
ZMK në: Facebook
Email: ankimkonsumatori@gmail.com
Përdorni Sportlet e Postës Shqiptare SH.A. pa pagesë!
Nëse dëshironi që të plotësoni ankesën online në një kompjuter të lidhur me internet pa pagesë Ju mund të paraqiteni pranë cdo sporteli të POSTA SHQIPTARE SH.A. në cdo pikë të Shqipërisë pasi Posta Shqiptare na e ka krijuar këtë avantazh.